A do ta bindë Mbapenë shiriti i kapitenit që të qendrojë tek PSG-ja?!

Duket vështirë, ndërsa deri tani klubi parizien ka bërë çdo përpjekje. Presidenti Al Helaifi ka ofruar për yllin e tij kryesor, Kilian Mbape, rrogën më të lartë në botën e futbollit, 50 milionë euro në sezon, po ashtu edhe 100 për qind të të ardhurave nga të drejtat e imazhit, dhe jo pak e rëndësishme, ka premtuar se në ekip do të ketë disiplinë dhe nuk do të ketë më privilegje për yjet e Amerikës Latine. E përditshmja franceze, “L’ Ekip” shkruan se ideja e fundit e PSG-së është që t’i ofrojë Kilian Mbapesë  edhe shiritin e kapitenit. Më shumë se kaq një klub nuk mund të japë, por nuk dihet nëse këto do të mjaftojnë që Mbape të bindet, ndërsa tek Reali ai do të ketë rast që të fitojë tituj, të luajë me fanelën më të famshme në botë, dhe në ligën e dytë më të fortë të botës.

Sfidanti.al