Po vjen Derbi? Dita kur memecit i vjen goja …

E kishim futbollin gjallë për çdo javë të kampionatit, tani presim Derbin që të marrim vesh nëse është gjallë akoma dhe s’ka vdekur. Ky Derbi i së mërkurës, Tirana – Partizani, që pritet të shesë më shumë bileta se sa bukuri në lojë, si me magji, “produksioni” na e shndërroi në një finale të “madhe”…
Po sa e madhe mund të jetë një një finale për titull ? Tiranën e gjymtuan një ndeshje më parë, në Durrës, ku tre futbollistë Behiratçe, Hila dhe Hasani që kishin të verdha, u shpallën..gjuetia e shtrigave për 90 minuta. Rasti i Hasanit, sulmuesi më ndjellës i sezonit, ka hyrë në Muzeun e Mëkateve. Një karton i verdhë për simulim në zonën e 16-shes, tamam nga një arbitër që nuk kishte dhënë kurrë karton të verdhë për simulim!

Por, Hamitit kështu i kishin thënë dhe ai ia doli me sukses…
Tiranës , që i mungojnë plot 5 futbollistë në Derbin e tymnajës dhe të kapsollave, i kanë dhënë shpresë se këtë herë nuk do ta tradhëtojnë me ndonjë Hamit tjeter, …do të ketë drejtësi hyjnore ! Dhe në fakt bardheblutë e meritojnë një shperblim, sepse janë treguar heronj duke mbyllur gojën të gjithë..sepse ka edhe më keq!

Sfidanti.al