Nga rreziku i shkarkimit, në heroin e ditës, transformimi i madh i Inzagit!

Trajneri i Interit pati kritika të mëdha pas disa rezultateve të dobëta në Serinë A, që e bënë ekipin zikaltër të vinte në diskutim kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm. Kjo ndodhi gjatë marsit, ndërsa që pas 15 prillit (humbja në shtëpi me Monzën) gjërat kanë ndryshuar. Finalja e Kupës së Italisë, sukseset në kampionat dhe finalja e Championsit në prag të derës kanë bërë që Simone Inzagi të cilësohet “kapoja i popullit”, siç shprehen në Itali. Përpara derbit gjysmëfinal ndaj Milanit, Inzagi u mor 1 orë e gjysmë me studimin e goditjeve standarde, që sollën edhe golin e Xhekos. Trajneri ka reaguar, ndërsa janë kthyer në formë Brozoviç e Lukaku.

Sfidanti.al