Karlos Tevez sulmon Paris SG për Lionel Mesin

Ish-sulmuesi i Mançester Sitit, Mançester Junajtidit dhe Juventusit, si dhe i kombëtares së Argjentinës, kritikoi ashpër klubin francez për sjelljen ndaj Lionel Mesit. Mesi u detyrua të kërkonte falje pasi bëri një udhëtim pa lejen e Paris SG për në Arabinë Saudite, për shkak të një kontratë publicitare. Karlos Tevez deklaroi se PSG u soll keq, dhe se nëse do të kishte qenë ai në vend të Mesit, do të kishte reaguar ndryshe. “Unë do të kisha shkuar në Rozario, dhe do të qendroja aty duke pirë verë, nëse klubi do të më thoshte se duhej të kërkoja falje”, – u shpreh Tevezi.

Sfidanti.al