Paskemi futbollistë Instagrami, por shyqyr që s’kemi për baste !

Kur e shpikën futbollin në Shkodër zbulonin  me thumbimin e tyre komik  se arsyeja kishte qënë se donin të “qeshnin” edhe kur lodronin me topin. Këta ishin shkodranët e parë, ata që na mësuan “vesin” që  të duatrokisnim edhe  kundërshtarin, sidomos  kur luan me arsye me topin   dhe me hijeshi…

Sikur ta dinin  brezi i sotëm i futbollistëve se si përjetohej një humbje në ate kohë në Shkodër, këtë nuk e thotë as instagrami!? Mbanin zi në llojin e tyre, nuk bënin humor për disa ditë. Kurse sot, Vllaznia del para porte 10 herë  si me Kukësin dhe e prallisin topin edhe me larg se instagrami.

Aq sa trajneri Memelli nuk e mbajti dot : “ Futbollistët tanë e përjetojnë futbollin nëpërmjet instagramit. Janë të papërgjegjshëm..”  Lusim zotin që të jenë vetëm futbollistët fajtorë me instagramin, sepse uji nga  sipër del i pastër por turbëllohet poshtë..

Ç’Ishte kjo e Memelllit? Jemi mësuar me trajnerë që kur ikin më shpejt se sa vijnë,  prapë thonë  “’rroftë presidenti”. Ndaj na duket si “pacient”  ky Memelli që e  teproi ca  me ato që lëshoi në mikrofon. Pale të thoshte se kemi edhe ne Tonalët dhe Zaniolot tanë për  baste , ndaj mos qani hallin e Italisë…

Sfidanti.al