Kategoria Superiore 2024-2025, datat dhe detajet për edicionin e ri futbollistik

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datat e nisjes së aktiviteteve kombëtare për edicionin futbollistik 2024-2025. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e fundit ka miratuar datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin futbollistik 2024-2025. Kampionati “Kategoria Superiore” pritet që të ngrejë siparin të dielën e 18 gushtit të vitit 2024 dhe kampionati i rregullt të përfundojë më datë 1 maj të vitit 2025. Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 9 – 17 maj 2025. Ndërkaq, kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të fillojë më 24 gusht 2024 dhe të përfundojë më 19 prill 2025. Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më datë 26 dhjetor 2024. Ndërsa Kupa e Shqipërisë do të nisë rrugëtimin më datë 25 shtator 2024 dhe do të ulë siparin me finalen më datë 4 maj 2025.

sfidanti.al