Paris 2024, rekord i ri botëror

Rekordi i parë botëror i Olimpiadës “Paris 2024” është vendosur në gjuajtjen me hark. Koreano-jugorja Lim Sihyeon arriti të grumbullonte 694 pikë në performancën e saj në fazën kualifikuese. 21-vjeçarja vendosi kështu rekord botëror dhe olimpik. Rekordi i mëparshëm botëror ishte 692 pikë, ndërsa ai olimpik 680. Të dyja këto rekorde mbaheshin nga sportiste koreane dhe ishin vendosur në vitet 2019 dhe 2021.

sfidanti.al