O Zot çfarë turpi njollosi Derbin! Edhe Ngo mbi barrelë goditet me stola të thyer..

Ky është futbolli që na del nga shinat, edhe pse kemi vetëm një ndeshje që na ngjallet stadiumi “Air Albania”. Thonë me mburrje se “derbi është i çmendur”, dhe kjo është një e vërtetë e hidhur në planin moral, duke shpërfillur fituesin Tirana dhe humbësin Partizani. Në Derbi jemi të gjithë të humbur dhe maska e vetme që na mbetet në fytyrë është ajo e dhunës. Dhuna që shkul stolat e stadiumit dhe ajo tjetra, më tronditëse dhe antihumane, dhuna ndaj futbollistit që është mbi barrelë, siç ndodhi në minutat shtesë të ndeshjes me sulmuesin Ngo të Tiranës..

O zot, çfarë turpi dhe njolle e zezë e përfshiu Derbin, kur disa tifozë të Partizanit, flakëronin mbi barrelën që po largonte sulmuesin Ngo nga fusha, copëza stolash të thyer për të dëshmuar se Derbi nuk është beteja për topin, por një luftë ..diabolike midis tifozëve. Në gjithë stadiumet e botës, në një rast të ngjashëm si ai i futbollistit Ngo përmbi barrelë, tifozët ngrihen në këmbë dhe nderojnë luftëtarin e plagosur, kurse në stadiumin tonë… të plagosurin donin ta plagosnin edhe më shumë..

Sfidanti.al