Sa më shumë skandale të plasin për presidentin e FSHF-së, Armando Duka, duket se më shumë i zgjatet despotizmi dhe më “ e bukur” i bëhet jeta në majë të qeverisë së topit të shfryrë ! Ditët e fundit, “Ronaldo” i pushtetit, shfaqet me një rofeshatë në portën e financës, nga ato gola që i kemi mësuar permendsh në këtë dy dekada, ku si me magji paratë e UEFA-s, sapo prekin tokën tonë..i kalojnë “mbretit”.. sikur të ishin të tijat. Më e bukura është se këtë skemë të vjetër te denjë për “master” , e ndez vetë zonja UEFA , që predikon Fair-Play financiar për të tjerët, dhe frymezon oreksin për sojin e vet.. !
Këto ditë, Përmbarimi paska bllokuar llogarinë e FSHF-së për arsyen e vjetër dhe të re ..për transferta të jashtëligjshme. Dhe këtë herë në skenë ka dalë emri i Tiranës, që paratë që vijnë nga UEFA nuk i merr dot në mes të ditës, për shkak të gjyqit të humbur me ish-presidentin Metush Seferi, por i merrka natën dhe nëpërmjet ca “kanaleve të ujeravë te zeza të FSHF-së”.
Thonë se ky do të jetë skandali i fundit i prijësit të panginjur të FSHF-së, sepse pas afro 20 vitesh, të cilat kaluan sa “hap e mbyll sytë” , po përgatitet “rrokada e fronit”, e kombinuar edhe me mjeshtrat e politikës, ku padroni do të këmbëje vendin me yzmeqarin , si një sakrificë sublime për sovranin, pra, për popullin e stërlodhur të futbollit…që mezi pret përrallën e radhës.
Sfidanti.al