Prej disa ditesh Federata e Futbollit eshte futur ne nje debat ne lidhje me ndihmen ekonomike qe duhet te perfitoje futbolli ne epoken e koronavirusit.
Ne fillim nepermjet nje letre te hapur FSHF i kerkoi Kryeministrit Rama te fuste dhe futbollin ne paketen e ndihmes, por nje gje e tille u refuzua ne menyren me te ashper nga ana e kryeministrit I cili deklaroi se “futbolli ne Shqiperi eshte si kompanite fasone, ndryshe deklarojne.. ndryshe paguhen”.
Debati vazhdoi i ashper edhe pas deklerates se Zv Kryeministrit Brace i cili futbollin shqiptar e krahasoi me firmat piramidale , “nje sport pa ekonomi dhe transparence nuk mund te kerkoje ndihme”.
Por, mesa duket, presidenti i FSHF kerkoi t’i shkoje deri ne fund nismes se tij ndoshta duke ndjekur dhe nje thenie te vjeter te Ëinston Churchill i cili thoshte: “Kurre mos e lejo, qe nje krize e mire të të shkojë dëm”
Federata e Futbollit kaloi ne planin B, te gjej vete parate per te ndihmuar futbollin.
Ne dekleraten e fundit ata premtuan 30 mije leke per cdo punonjes ne futboll qe nuk paguhet ne nje pune tjeter nga shteti.
FSHF shkruan se parate per kete ndihme do t’i marri nga pagat e administrates, sipas FSHF-së, cdo punonjes me rroge te larte do te jape nje pjese nga pagesa e tij per komunitetin, pjesa tjeter do te jete kontributi i stafit te Kombetares, trajnerit Edi Reja, dhe ne fund nje kredi financiare.
Me transparente do te ishte kete rradhe te dihej shuma e cila do te paguhet dhe cilet do te ishin ata qe do te perfitonin, duke patur parasysh se shume nga klubet e futbollit financohen nga bashkite.
A eshte kjo ndihma e duhur qe ka nevoje futbolli jone sot? Kjo eshte nje pyetje tjeter e cila le shume diskutime ne nje kampionat qe krizen ekonomike e ka me vete prej vitesh dhe nuk e ka njohur nga pandemia e fundit.
Per t’u rikthyer serisht tek shprehja e Curchill, kembengulja kaq e madhe e FSHF per te bere dicka ne kete kohe duket me shume nje stil politik propagande per te mos e çuar bosh kete krize ne kuader te mardhenieve me komunitetin dhe zgjedhjeve te ardhshme.
Sfidanti.al