Liga Belge e Futbollit vendosi të shtyjë ratifikimin e vendimit për përfundimin përpara kohe të kampionatit. Klubet e kësaj Lige nuk duken më kaq të bindur se duan t’I japin fund përpara kohe sezonit aktual dhe kjo ndodh që pas kërcënimit të bërë nga UEFA që ditë më parë theksoi se do të përjashtojë nga kompeticionet e saj të sezonit të ardhshëm , skuadrar nga kampionatet që I pezullojnë përfundimisht ligat e tyre pikërisht në këtë moment
Mbledhja për ratifikimin e vendimit të anulimit të pjesës së mbetur të sezonit ishte vendosur të mbahej në prill, por këtë të enjte Liga Belge vendosi ta shtyjë atë për në 24 prill me shpresën për të gjetur një zgjidhje konstruktive së bashku me UEFA
Sfidanti.al