Drejtuesit e CSKA të Sofjes përgënjeshtruan lajmin e publikuar nga media bullgare sipas të cilave, lojtarët e skuadrës së futbollit iu kthyen stërvitjes duke iu kundërvënë vendimit të qeverisë bullgare që ndaloi grumbullimin e personave në zona të hapura gjatë periudhës së pandemisë së coronavirusit.
‘Nuk kemi ndërmend të komentojmë imazhet e paparazzëve të dala nga filma të vjetër-lexohet në një deklaratë të CSKA-janë të shpjegueshme me halucinacionet që po qarkullojnë në kokat e atyre që janë me komplekse dhe me synime të këqija sepse frika I ka sytë e mëdhenj. Ne e mbështesim plotësisht kryeministrin Borissov, I cili ka deklaruar se skuadrat që do të stërviten gjatë kohës së emergjencës shëndetësore duhet të gjobiten, por pas një verifikimi dhe një konfirmimi zyrtar dhe të rregullt. E gjithë pjesa tjetër është një spekulim I kohëve gjatë të cilave nuk ka vend për intriga mediatike’.
Sfidanti.al