Rrëfimi I Robben: Bashkëshortja ime u prek nga virusi, tani është shëruar

Arjen Robben, ish ylli I Bayernit të Mynihut dhe të përfaqësueses holandeze rrëfen shqetësimin e tij për bashkëshorten Bernadien  që rezultoi pozitive me coronavirus edhe pse tani ajo është shumë më mirë. Ish mesfushori tregoi gjithcka në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’.

‘Për fat të mirë, gjithcka kaloi, por nuk ishte një eksperiencë e bukur-tregon Robben-ndihej shumë keq, por fatmirësisht tani rezultoi negative nga testi me tampon. Është më mirë’.

Por për Bernadien përballja me virusin nuk ishte aspak e lehte.

‘Gjëja më e keqe ishte se ajo ndjente një shtypje të fortë në kraharor, kishte vështirësi në frymëmarrje-vijon rrëfimin e tij Robben-nuk ishte aspak një ndjenjë te këndshme dhe më pas iu deshën shumë ditë për të marrë veten. Nuk është se gjërat përmirësojen brenda 24 orëve. Jam I lumtur që tani ajo është mirë. Për fat kemi shumë miq të mirë që na ndihmuan. E pamë veten në një situatë të cuditshme nhga e cila nuk mund të dalësh’

Robben tregoi se është stërvitur gjatë kësaj kohe përpara kompjuteërit bashkë me ish shokët e tij të skuadrës së Bayernit të Mynihut dhe se herë pas here ndjen që ‘I hanë këmbët’ për të luajtur sërish futboll. Por lajmi më I mirë në familjen Robben është se fëmijët ëe tij, Lynn, Luka e Kai rezultuan negativë nga testet me tampon për coronavirus pas sëmundjes së nënës së tyre. ‘E kuptoj sa I rrezikshëm është ky virus dhe se duhet të qëndrojmë në shtëpi. Shpresoj që këtë ta kuptojnë të gjithë-mbylli intervistën e tij Arjen Robben.

Sfidanti.al