Ndëshkimi i Ribaj një kryevepër turpi! Flamurtarin e skuqin edhe në..gjumë!

Preludi i gafave ka ndodhur në ndeshjen Partizani me Flamurtarin ! Dhe aty ku ka gafa spektakolare, s’ ka pikë dyshimi se.. viktima do të quhet Flamurtari. Pas asaj që ka ndodhur këtë herë, mund të thuhet me mëndjen top se Flamurtari edhe sikur të jetë në gjumë, arbitrat nuk e humbin rastin pa i futur “thikën”. Cila ishte hataja e radhës? Sapo kanë shënuar gol me anë të Ribaj dhe po festonin me ritualin e tyre, duke pozuar me krekosje kolektive, kur disa tifozë të Partizanit u xhindosën aq shumë nga skena mëse normale, sa kapërcyen gardhin për të dhunuar fotografin vlonjat, ai që po flirtonte me aparat me ekipin.. Në një moment më tutje , Ribaj, që ishte në vendin e tij të punës, pra në limitet brenda fushës, i tha një tifozi dhunues se kjo që po ndodhte ishte absurde! Por ka absurd mbi absurd dhe ndodhi bio- “mrekullia” që e ofron vetëm Superliga: Ribaj mori kartonin e kuq, kurse tifozët dyndës morën urimin jetik: shyqyr me kaq dhe tani qetësohuni se kemi Derbin para! Por, kjo që ndodhi është si orgazëm jetësore për kambistët e komisioneve te FSHF-së, atje ku dhuna konvertohet në gjoba me para dhe në dënime kolektive!
Po cili vendosi që Ribaj të largohej me karton të kuq për atë gjest krejt njerëzor , pa thënë se u fut në telashe edhe nga pafuqia e theksuar e rojeve private. Në fillim dëgjoje se Ribajn e largoi arbitri kryesor, pastaj aludonin se vendimin e kishte marrë arbitri “ i padukshëm”, ai që quhet i katërti, por ata që njohin marifetet zyrtare, mendojnë se Ribaj është larguar me urdhër nga lart! Mirë që bëri golin, hajde po ia falim dhe ritualin vlonjat ku gëzojnë sfidueshëm kur shënojnë, por ç’dreqin pati, pse komunikoi me tifozin që po bënte “punën e vet” . Sepse në një futboll që është ngritur mbi themelet e dhunës, shanset për të qënë i paprekshëm i ka merituar dhunuesi, ndërsa viktima dihet , është ai që krijon festë me golin dhe ..paqe me gjestin e tij.
Sfidanti.al.