Ndeshja me Arabinë pa tifozë, pa trasmetim! Ishalla s’ futemi në “harem”?

Të luash me stadium bosh, pa tifozë dhe të mos trasmetohet ndeshja në televizion, kjo është seç është! A mund të quhet ndeshje futbolli apo miqësore ndeshja e Kombëtares me Arabinë Saudite. Atëhere lind pyetja : përse jemi zgjedhur pikërisht ne për këtë ndeshje që mbulohet me “ferexhe”, që nuk e zbulon fytyrën. Për hir të së vërtetës, cilit ekip tjetër në botë do t’i takonte ky “nder” më shumë se ne, kur stadiumet e kampionatit i kemi boshatisur me kohë dhe futbolli i ekranit është bërë si një lojë kukafshehti…

O burra në Arabi Saudite, në një stadium-dhomë ku do tw jetë vetëm ..”çifti”! Do të dorovitemi me 500 mijë dollarë, ndofta edhe më shumë , sepse në futbollin e sotëm, kur stadiumi dhe televizioni është pa gojë, golat s’bëhen vetëm në fushë! Ç’gallatë kur pyesin me habi se si UEFA e ka lejuar një ndeshje të tillë , kampione e shkeljes se drejtave , pa frymë njeriu dhe pa dritë transparence. Ndofta është e dyshimtë, plot te panjohura për ne, por UEFA e ka brënda djalin e saj plangprishës, misionarin e “udhëtimeve speciale”, presidentin Duka..

Sfidanti.al