Ç’po ndodh në Championsin e femrave? Lioni kampion u shkatërrua 1-5 në shtëpi!

Ishte Arsenali që e bëri këtë gjë dhe shkaktoi një të papritur të madhe në të gjithë Europën. Lioni është fitues në fuqi i Championsit pasi triumfoi në finalen e sezonit të kaluar ndaj Barcelonës, por këtë herë jo vetëm u mund, por kapitulloi. Nuk bëri punë emri dhe cilësia e francezeve, as fakti që ndeshja u luajt në shtëpi, pasi anglezet ia dolën 5-1 me nga dy gola të shënuar nga Kejtlin Furd dhe Bet Mid, dhe një rrjetë nga Frida Manum. Londinezet, në fakt, janë e vetmja skuadër angleze që ka arritur të fitojë Championsin në histori, ndërsa detyra e tyre u bë më e lehtë sepse Lionit i munguan disa nga yjet si Hegerberg, Mbok apo Makario, madje edhe më shumë.

Sfidanti.al