Mu në prag të Asamblesë, një udhëtim sekret e i dëshpëruar në UEFA…

Presidenti Duka, ne perpjekjet e tij te deshperuara per te mbajtur me çdo kusht karrigen e presidentit te FSHF-se, u nis, 2 dite me pare, per nje takim ne UEFA. Do te ishte normale per presidentin e nje federate kombetare qe te shkoje ne UEFA per takime pune. Por ajo qe te çudit, eshte qe shoqerohej nga  presidenti i nje klubi shqiptar qe kohet e fundit ka patur probleme me organizmat disiplinare te UEFA-s persa i perket moralit te ndeshjeve.

Lind pyetja perse shoqerohet nga ky president klubi dhe jo, le te themi, nga presidenti i Flamurtarit apo i Vllaznise? Perse kjo vizite ne kete kohe? Eshte mese e qarte per te ndikuar ne proçesin zgjedhor e per te justifikuar afrimin e dates se Asamblese se pergjithshme.

Perpara dy javesh Duka shpalli daten e Asamblese Zgjedhore, me e rendesishmja e 16 viteve te fundit. Eshte hera e pare qe perballe tij eshte paraqitur nje kandidat serioz qe ka paraqitur nje platforme dhe me shume civilizim po punon te bindi anetaret e familjes se futbollit se kane dhe nje mundesi më shume per te zgjedhur. Por çfare ndodhi? Presidenti i frikesuar e afroi daten e Asamblese se pergjithshme ne menyre krejt te pajustifikuar. Dhe la ne dispozición te kandidateve vetem nje muaj! Kjo ishte nje perpjekje e tije per te bere te mundur qe komuniteti i futbollit, sipas nje burimi te sigurte nga brenda federates, te mos njihej me rezultatet e nje investigimi qe ka filluar ndaj nje klubi shqiptar per shitje ndeshjesh ne kompeticionet e UEFA-s.

Presidenti i UEFA-s ne programin e tij elektoral si dhe pas zgjedhjes ne krye te UEFA-s premtuan tolerance zero ndaj plages se rende te shitjes se ndeshjeve dhe besohet se nuk jane vetem fjale.

Por valle a eshte i informuar Presidenti i UEFA-s, se presidenti qe vizitoi zyrat e UEFA-s,  i shoqeruar nga Duka eshte perjashtuar per nje vit nga kompeticionet e UEFA-s ?  A e imagjinoni dot presidentin e federates angleze te paraqitet ne UEFA me nje televizión ku ai eshte aksioner? Keto jane perpjekje dhe spekullime per ti thene opinionit ne Shqiperi se presidenti Duka e ka te kontrolluar UEFA-n.

Besojme se UEFA nuk eshte streha e presidenteve te federates shqiptare te futbollit, por e gjithe futbollit shqiptar, dhe e atyre qe jane ne opozite me keta presidente dhe nuk duhet te lejoje veprime te tilla perpara zgjedhjeve kaq te rendesishme te FSHF-se.

Kreshnik Shabani