“AS” : Ronaldo i jep fund aventurës te Reali i Madridit..ndihet i tradhetuar!

Gazeta e njohur spanjolle, “AS”, shkruante, dje, se sulmuesi portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, e ndjen veten të mashtruar nga premtimet e kryesisë së klubit “mbretëror”, sidomos, të presidentit të tij, Florentino Perez, lidhur me ripërteritjen e kontratës,  kështu që ka vendosur që t’i japë fund aventurës së tij të gjatë te Reali i Madridit.

Gazeta e lartpërmendur vë në dukje se Ronaldo ka, tani, si prioritet kryesor që të kthehet te Mançester Junajtidi, me të cilin ai ka luajtur gjatë viteve 2003-2009 dhe ku ka fituar “Topin e artë” të parë” në karrierën e tij. Mbas fitimit të titullit të kampionit të Ligës së Kampioneve në Kardif, Ronaldos iu premtua një kontratë e re me një pagë shumë më të lartë, por, deri tani, nuk ka ndodhur asgjë në këtë drejtim.

Sfidanti.al