Konte, lër sherret me Murinjon, dhe shiko Çelsin që po “fiket”!

Dy lojtarë me kartonë të kuq, 120 minuta lojë ndaj një kundërshtari të kategorisë së dytë, më pak pushim se rivalët, dhe më në fund një kualifikim vetëm pas infarktit të penalltive. Çelsi i Antonio Kontes duket se nuk i ka shumë mirë punët këtë sezon, dhe trajneri italian do të bënte mirë t’i linte sherret me Zhoze Murinjon dhe të përpiqej ta nxirrte nga “balta”.

Konte u tërbua që Pedro Rodrigez dhe Alvaro Morata u përjashtuan nga loja me nga dy kartonë të verdhë (pra me të kuq), për të njëjtin veprim, simulimin. Ndoshta ata kishin harruar se në Angli nuk është e lehtë të bësh ashtu, ndërsa Konte shkoi dhe protestoi ndaj gjyqtarit Graham Skot.

Në turin e katërt të Kupës, Çelsi do të ndeshet me Njukasëllin në 27 janar, ndërsa ndaj Noruiçit luajti me mjaft mungesa. Në portë ishte Kabajero që priti penallti, mungonin shumë titullarë, ndërsa Morata u fut në lojë në 81’, Kante në 87’ dhe Hazar në 100’. Ishte pikërisht belgu që shënoi penalltinë kualifikuese.

Sfidanti.al