Kur të dy Mançesterët, Siti dhe Junajted, u mundën javën që shkoi në Premier Ligë, u dëgjua një shpjegim spektakolar ..jo nga Anglia, por nga Shqipëria. Sapo Dinamo e Tiranës u shndërrua në Dinamo Siti…tersi shkoi nga Superliga në ..Premier Ligë!”…
Në fakt, mbiemri i ri i Dinamos, për të cilin mendohej se do të ishte si një lloj “droge” për këtë sezon, ka bërë efekt të kundërt. Të gjithë i vërsulen Dinamos, madje edhe arbitrat, për ta gjunjëzuar “kurshëririn e largët” të Mançester Sitit. Një ditë më parë, në Shkodër, edhe pse Dinamo kapi një pikë të shtrenjtë me Vllazninë, doli në dritë vepra e zezë e arbitrit Koçi, që largoi nga fusha një “citizens”, (siç i thonë futbollistëve të Sitit në Angli) për simulim , duke shpërfillur çunat e VAR-it, që po flinin në atë moment!
Në Angli, pas anullimit “njerëzor” të golit të Liverpulit me Totenhemin, tallen dhe thonë se VAR-i është bërë..për t’u varrosur , ndërsa tek ne , qysh kur lindi në “furgon”, u pagëzua me urimin “Vari kollaren..VAR-it..”!
Dhe Dinamo ka arsye t’i varë kollaren arbitrave të fushës dhe atyre të furgonit, por ama… pa harruar edhe kryeveprën e javës, gjestin e paparë , i denjë për “Gines”, të portierit Rexhepi. Ajo që ndodhi në minutën e 89-të ishte “vakti i zemrës” për këtë ndeshje: Çoba i Vlaznisë humbi një rast llokum dhe futbollistët e Vllaznisë vunë duart në kokë, por “mrekullia” ndodhi me portierin Rexhepi të Dinamos, që u “zhgënjye” aq shumë edhe ai (shikoni foton !) , sa..vuri duart në kokë sikur të ishte ..çun Shkodre!
Sfidanti.al