Do të luhet në 12 tetor dhe e gjithë vëmendja është pikërisht te ajo ndeshje. Shqipëri-Çeki ka brenda shumë dilema por edhe gëzime apo hidhërime për skuadrën që fiton apo humbet. Triumfuesi i Tiranës do të jetë me një biletë në xhep për Euro 2024 ndërsa humbëi do të detyrohet të bëjë llogaritë me Poloninë ose Moldavinë. Për të planifikuar çdo detaj, Çeka e ka gati listën dhe nuk ka asnjë frikë në këtë drejtim.Trajneri Jaroslav Silhavy, ka prezantuar mbrëmjen e së hënës lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e ardhshme ndaj Shqipëri dhe Ishujve Faroe. Për sa i përket futbollistëve të grumbulluar, bie në sy mungesa e yllit të sulmit, Patrik Shik. Futbollisti i Leverkusen është i dëmtuar, dhe nuk ka arritur të rikuperohet ende.
Lista;
Portierë: Ondřej Kolář (SK Slavia Prague), Tomáš Koubek (FC Augsburg), Matěj Kovář (Bayer 04 Leverkusen), Matouš Trmal (FK Mladá Boleslav).
sfidanti.al