“Magji” e trajnerit Daja… na ngjalli  të paharruarin Lym Alla…

Kishte një shprehje origjinale profesor Lym Alla : “ Ju po thoni se kundërshtarit i pikon çatia, por mos harroni se ne nuk kemi çati fare!”  Kjo shprehje e  pavdekshme e trajnerit spektakular për nga batutat , tingëllon aktuale edhe për futbollin e sotëm, madje sikur e ka thënë enkas për të. Pse e kujtuam ? Sepse trajneri i Dinamos, Ilir Daja, para ndeshjes me Hajdukun paska thënë: “ E dimë se ku janë shumë mirë, por dimë edhe ku i kanë problemet..”

Se ku i kanë problemet , ato janë sekrete që i mban për vete Daja dhe vetëm ditën e ndeshjes do të na zbulohen.  Por , mos harroni “çatinë” e profesor Lymit! Dinamo u kualifikua me ekipin nga Andora me një lojë pa “çati fare”, bile edhe pa dysheme fare, kurse  profesori na paska gjetur se i ku i pikon çatia Hajdukut…

Sfidanti. al