Dinamo City ka zyrtarizuar largimin e Itodo Mandelës, që do të vazhdojë karrierën e tij në Ukrainë. Vetëm dy ditë përpara zhvillimit të ndeshjes me Hajdukun e Splitit, kjo në raundin e tretë kualifikues të Conferencë League, blutë bëjnë të ditur largimin e parë në këtë merkato verore. Në fakt, Itodo Mandela nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjes në Split.
Nëpërmjet një postimi në facen e FC Dinamo City në facebook, blutë i kanë thënë faleminderit Itodo Mandelës. “Klubi i Dinamo City bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit Peter Itodo Mandela në Ukrainë, tek skuadra e Metalist 1925. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderojnë sulmuesin për kontributin e dhënë me fanellën blu sezonin e kaluar, ku ai spikati me golat e tij. Gjithashtu, i urojmë lojtarit suksese me skuadrën e tij të re”, thuhet në rrjetet sociale të skuadrës blu.
Ndërkohë pritet të largohet në Ukrainë dhe Baton Zabërgja, por ende nuk ka zyrtarizim. Nga shitja e Itodo Mandelës do të përfitojë dhe Luzi 2008, që e ka patur pjesë të veten deri në sezonin 2023-2024 në Kategorinë e Parë.
sfidanti.al