Vite më parë, tamam tamam në kohën e diktaturës, kishte një rregull të prerë në futboll që çdo ekip do të kishte në formacion dy futbollistë të rinj në moshë. Në kohën e sotme , rregulli më i ri është pothuaj kontrovers : lejohen 7 futbollistë të huaj të jenë në formacion dhe një sezon më pas, edhe 11 vetë mund të jenë të huaj ! Po të krahasosh dy rregullat, në thelbin e tyre, të duket se diktatura e ka dashur më shumë futbollin e vendit se sa “çunat e demokracisë”.
Në futbollin tonë s’ka prodhim të brendshëm! Kombëtarja vjen plotësisht nga jashtë dhe ndonjë futbollist që merret nga kampionati është sa për hudhër! Trajneri Silvinjno vjen nga Brazili i largët dhe na afrohet si qytetar nderi, kurse vetë presidenti Duka është vetshpallur më shumë i UEFA-s se sa ..dora jonë .
Mos u habitni se edhe ekperimentet pa limit, ku futbolli ka zënë vendin e qenit te Pavlovit, ato që po ndodhin me futbollin tonë, si kjo skema e kampionatit me “ Final 4” apo dyndja e futbollistëve të huaj në kampionat, janë “porosi e UEFA-s”. Nëse virusi i Covidit erdhi nga Kina, për virusin e futbollit po kujdesen në “laboratorët e FSHF-së”….
Sfidanti.al