Lamturmirë vazo e 5-të ! Kombëtarja ..për një jetë më “krenare”  në vazon e 4-t

Janë ndarë vazot  nga FIFA për shortin e Botërorit që do të hidhet në muajin dhjetor dhe “vëllezërit” nuk janë bashkë në të njëjtën vazo, sepse  Kombëtares   i rrinte ngushtë   vazo e pestë dhe ndihet me krenare tek vazo e katërt. Kosova mbeti tek e pesta!  Vëllai i madh ka zbritur një kat në “pallatin” e madh të botës së futbollit, ai   që  tregon sipas kateve peshën   e ekipeve.

Përse “vëllezërit” u ndanë nëpër vazo të ndryshme?   U ndanë me zellin dhe me bujën  e vëllait të madh, ngaqë donte ta shiste si trofe, si triumf,  daljen në krye të një grupi me ekipe lilipute! Veç  një gjë se harrojmë dot : Shqipëria katapultoi në krye të grupit, duke  dëshmuar se “vëllai i madh” di të fitojë edhe kur nuk mjafton vepra e 11 futbollistëve në fushë…

Duket se është kalcifikuar në jetën tonë bashkë me Kombetaren,  kur  nuk shprehim mirënjohje publike për arbitrin rumun në ndeshjen e fundit me Bjellorusinë. Nje ndeshje “historike”,  kur  edhe dhuratat ishin më të feksura se në ditën e “Shën Valentinit”..një penallti  që u shndërrua në gol dhe një gol, që u ndihmua nga dora e Manajt. Një gol me dorë, që na verboi te gjitheve, sa nuk u pa nga askush. As  nga ata  komentit në ekran dhe as nga gjurmuesit neper studio..

Edhe për këtë arsye,  akskush nuk vë dot dorën në zjarr se Kombëtarja  ka ekip më të fortë se Kosova në këto momente, pale kur shesin lumturi  per popullin se do të marrin  1,2 milion euro dhe .. një vazo më të bukur! Një vazo  që  duket bukur nga pamja, por që do të ketë më shumë halle meqë do tw na hedhin ne nje lufte më të egër. Tani qënkemi  njëlloj me Bosnje-  Hercegovinën, Slloveninë, Mali n e Zi, Maqedoninë e Veriut,Bullgarinë , Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksenburgun. Që të kuptoni se ku kemi shkuar, kujtoni kohën e De Biazit, kur në klasifikimin e FIFA-s,  ishim në një vazo të larë “me flori” dhe emrat që kishim përqark,  na  e bënin më të vërtetë përallën tonë të pafundme..

Sfidanti.al