Barcelona, 1 minutë heshtje në stërvitje për Maradonën

E gjithë skuadra e Barcelonës, 24 futbollistë dhe 6 anëtarët e stafit teknik mbajtën 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradonës  këtë të premte përpara startit të seancës stërvitore të paradites. Lionel Messi ishte futbollisti që u shfaq më i prekur dhe nëfund të minutës së heshtjes kur lojtarët duartrokitën, kapiteni nuk mundi të mbajë lotët

Dhe ai kishte të gjithë të drejtën për këtë. Messi ka kaluar shumë momente me Maradonën sidomos me perfaqësuesen argjentinase kur Maradona ishte trajneri i skuadrës Albiceleste.

Ndërkaq, në aspektin sportiv, trajneri Koeman mori një lajm të mirë, Sergio Busquets është shumë pranë marrjes së lejes nga mjekët për t’u kthyer në fushat e lojës. Mesfushori i përfaqësueses spanjolle u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës për  një kohë të konsiderueshme duke treguar se është riaftësuar nga dëmtimi  në ligamentin e gjurit të djathtë që e pësoi në ndeshjen e Spanjës me Zvicrën në 14 nëntor. Gjithcka tregon se Busquets do të jetë I disponueshëm për ndeshjen e La Ligës me Osasunën.

Sfidanti.al