Shpërthen indinjata për një gjest makabër te paprecedente. Mes dhimbjes së shkaktuar nga ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës, dikush mendoi të bëjë një foto selfie me trupin e tij për ta publikuar në internet. Fotoja bëri xhiron e botës duke shkaktuar zemërim dhe menjëherë nisi puna për kërkimin e përgjegjësve, të cilët mesa duket u gjetën.
Bëhet fjalë për 3 punonjës të agjencisë funerale Pinier që organizoi homazhet për El Pibe De Oro në brendësi të Casa Rosada. Një prej tyre, Diego Molina u zbulua dhe u shkarkua menjëherë nga puna, për dy të tjerët është vetëm cështje kohe. Fotot janë bërë gjatë transportit të trupit nga banesa në Tigre ku ndërroi jetë Maradona deri te pallati presidencial
Ndërkaq vetë agjencia Pinier dha versionin e saj për atë cfarë ndodhi. ‘ishim 3 veta që përgatitëm trupin-tregojnë drejtuesit e agjencisë-e administrojmë agjencinë bashkë me babain tonë. Në momentin që dolëm nga salla për të folur me policinë për të koordinuar transportin e trupit në Casa Rosada, këta tipa bënë fotot dhe gjithcka ndodhi për vetëm 2 minuta. Na vjen turp. Diego ishte gjithcka për të gjithë. Ishte dicka që nuk do të kishim menduar kurrë se do të ndodhte’.
Sfidanti.al