Miku manaxher i Maradonës zbulon: Diego e la veten të vdesë

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e Diego Armando Maradonës ka tronditur mbarë botën dhe janë  të shumtë ata që kanë dhënë mesazhet e tyre të ngushëllimit apo që kanë treguar anë të karakterit të El Pobe De Oros. Për legjendën e futbollit argjentinas foli edhe miku menaxher  i tij, Stefano Ceci.

‘Tani flitet për atë cfarë mund të ishte bërë-tha Ceci i prekur-por është një koncept  që zgjerohet tek e gjithë jeta e tij. Diego gjithnjë ka qenë vetëm; kane mënduar vetëm për Maradonën. Diego ishte I lodhur, e la veten të vdesë. Nuk donte më të jetonte. Diego rreshti së qëni Diego që kur mbushi 15 vjec; që kur u bë Maradona mbeti I vetëm. Kam jetuar 20 vjet përkrah tij. Nkoha Maradoën person, kampion, mitin e vështirë për t’u administruar. Diego ishte një person i brishtë dhe i përulur. Diego si person ishte i kundërti i Diegos futbollist. Unë e gëzova, kështu që ruaj brenda meje shumë e shumë kujtime. Shumë pak persona e kanë gëzuar Diegon si person’.

Stefano Ceci e vijon tregimin e tij për Maradonën. ‘Në muajt e fundit, Diego ishte vërtet i lodhur-shtoi ai-e shihja që dicka nuk shkonte si më parë. Deri para 2 vitesh, në Dubai luante futboll dhe njëherë në javë luante padel me 15-20 vjet më të rinj se ai. Ishte aktiv në nivel fizik. Pa që po humbiste edhe dashurinë e Rocios; edhe për këtë arsye e la veten pas dore fizikisht dhe psikologjikisht. Kaosi familjar ishte rreth Diegos që nuk pati kurrë paqe totale. Edhe tani që është i vdekur do të vazhdojnë të grinden, por të paktën tani Diego është me personat që donte më shumë; nënën dhe babain. Tani Diego është në paqe’.

Sfidanti.al