Sulmuesi norvegjez po kalon një sezon që padyshim është i shkëlqyer, me 16 gola në total në Bundesligë e në Champions, por gjithsesi ka diçka që po e mërzit. Konkretisht flitet për zëvendësimet e tij nga trajneri Lysien Favre, që sikur po e bën normë që ta nxjerrë nga fusha në minutat e fundit. “Tashmë është bërë normë për të (Favren), – thotë Halandi, – që të më zëvendësojë, por nuk e di se pse. Ndoshta, ai kërkon që unë të shënoj më shumë gola madje sa më shpejt që të jetë e mundur përpara sesa të më zëvendësojë”. Në ndeshjen e fundit në Bundesligë, Halandi pati një debat të vogël me Favrenë, i cili e pyeti sesa gola kishte shënuar, ndoshta tre. “Jo, kam shënuar 4, por po të mos më zëvendësoje, do të shënoja më shumë”, – ishte përgjigja e 20-vjeçarit.
Sfidanti.al