Hapi i parë drejt pajtimit u bë. Por a do të mjaftojë kjo për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic në përfaqësuesen suedeze? Këtë do ta tregojnë muajt e ardhshëm(grumbullimi do të bëhet në mars të 2021). Ndërkaq, pas deklaratave në distancë, në Milano të enjten u zhvillua një takim mes futbollistit dhe trajnerit të Suedisë, Janne Andersson i cili ishte I shoqëruar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Suedeze të Futbollit, Håkan Sjöstrand. Sipas Andersson, takimi mes palëve ishte i frytshëm
‘Pasi Zlatan ia hapi dyert mundësisë për kthimin në kombëtare, u duk e rëndësishme dhe e drejtë që të takoheshim dhe të diskutonim sa më shpejt që të ishte e mundur-tha Andersson në një intervistë në faqen zyrtare të Federatës Suedeze të Futbollit-jam i kënaqur që arritëm të takoheshim kaq shpejt. Takimi ishtë shumë pozitiv, ramë dakord që të vijojmë bisedimet në muajt e ardhshëm’
Kujtojmë se Andersson pak ditë më parë tha se duhet të ishte vetë Zlatan Ibrahimovic ai që duhet të kërkonte kthimin në kombëtarë, më pas do t’i takonte trajnerit që të administronte gjendjen.
Sfidanti.al