Juventini Kabrini i ngre një këngë të veçantë Diego Armando Maradonës!

Në fushë kanë qenë kundërshtarë, dhe kampioni i botës nuk ngurron të bëjë një ngacmim të fortë, e të thotë se nëse Maradona do të kishte qenë tek Juventusi, sot e kësaj dite do të ishte ende gjallë. Thënë këtë, Antonio Kabrini vazhdon me disa fjalë të tjera, që janë të veçanta dhe që përkufizojnë më së miri ndikimine Diegos tek skuadra dhe qyteti i Napolit.

“Maradona ishte një djalë ari me një zemër të madhe, – theksoi ish-mbrojtësi i Italisë, – Diego mori mbi supe fatet e një klubi si Napoli duke i siguruar rezultate të mëdha, por mori mbi vete edhe fatet e qytetit, angazhimi i tij shkaktoi një ndryshim të vërtetë e të madh shoqëror. Maradona vinte nga një familje shumë e varfër dhe atje (në Napoli, sh. Sfidanti) gjeti një ambient të ngjashëm me atë nga vinte. Ai pati një impenjim pasionant ndaj qytetit që i ngjante atij. Napoli ndryshoi me të”.

Sfidanti.al