Covid 19 ka zhytur Barcelonën në një krizë të thellë me klubin që kërkoi një reduktim të pagave të punonjësve të tij. Trajneri Koeman dhe stafi teknik këtë kërkesë dhe vendosën t’ua komunikojnë edhe futbollistëve. Por nga ana e tjetër, te Barcelona janë edhe zgjedhjet për presidentin dhe një prej kandidatëve, Emili Rousaud deklaroi se në projektin e tij është kthimi i Neymar te Barcelona, pendesa më e madhe e klubit spanjoll që pas largimit të brazilianit në drejtim të Paris Saint Germainit.
Është e përditshmja AS që flet për këtë plan të Rousaud, ndërkohë që kandidati tjetër për postin e presidentit të Barcelonës tha se Neymar nuk do të kthehet më kurrë te klubi katalanas. Gjithesi plani I Rousaud për kthimin e sulmuesit brazilian është për vitin 2022 kur skadon edhe kontrata e tij me klubin kampion të Francës.
Sfidanti.al