Ah, kjo minuta e fundit, apo mund të vajtohet ndryshe ,ah ne te minutës se fundit! Edhe ekipi “Shpresa” për të cilin qahemi se nuk ka “gjakun” e vëllait të madh, Kombëtares, ka vërtetuar se është pjellë e denjë e së njëjtës familje. E ka pësuar në minutën e 93-të apo 94-t, atëherë kur më shumë pritej bilbili sesa tundja e rrjetës sonë. Na pelqen apo jo, tani ka të drejtë morale të thërrëse me zë të lartë: “ Po tani si thoni, a kam të njëjtin gjak me vëllain e madh?”. Kur ishim fëmijë qanim në fund të atyre filmave që mbaronin duke u vrarë heroi i zemres në minutën e fundit, madje mallkonim edhe skenarin. Në futbollin e sotëm, ajo minuta e fundit është bërë e denjë për një film, sidomos kur flitet për ndikimin e saj në racën tonë. Më mirë të mos kishte minutë të fundit, paska thënë një fatlum, pa e ditur se humbjet kuqezi nuk na bëjnë gjithnjë për të veshur rroba te zeza..
Nëse do të besonim tek zakonet irlandeze dhe tek ato shqiptare, ndeshja nuk mund të mos kishte një fund me shije ..pafundësisht të njohur. Irlandezët kanë një shprehje të cilën ua përcjellin brezave: “ Nëse anija ka mbërritur në det, ateherë deti ka folur”. Po “anija” jonë përse u mbyt në momentin e fundit kur sapo do të ankorohej? Sepse më parë se të fliste deti, kishim folur ne sipas zakonit tonë, pa e ditur zakonin e tyre. Çfarë budallëku kishim lëshuar këtë herë? Në prag të nisjes, si për të trembur irlandezet, lëshuam një deklaratë -mesazh: “ Kujdes, futbollisti ynë Bare, që luan në Madrid, jo me Realin por me Ateltikon, është edhe më i mirë se Modriç..” Ne bëmë tonën, edhe pse irlandezët nuk e dinë akoma se “Modriçi shqiptar” ishte ai futbollisti që doli me karton të kuq në “minutën e shtrigave”! Sikur të ishte vetëm karton i kuq ( kishte marrë një të verdhë) ta puthje në ballë, po penalltisë çfarë t’i bëje ..
Sfidanti.al