Feran Hasani nuk do të luajë kundër Izraelit dhe Shqipërisë

Kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Feran Hasani, definitivisht, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angelovski, për dy ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit (2 shtator) dhe Shqipërisë (5 shtator). Hasani, në fakt, ka disa kohë që është dëmtuar, ndërkohë që trajneri Angelovski ka bërë të ditur se ai do të mbështetet në futbollistë që janë të gatshëm 100 për qind. Kurse kontroli mjekësor i fundit konstatoi se Hasani nuk ishte në gatishmëri të plotë që të luante.

Në vend të tij, Angelovski ka thirrur në përfaqësuese ish-futbollistin e Vardarit dhe të Rabotniçkit Mite Cikarski që, tani, luan me Etnikosin qipriot.

Sfidanti.al