Driblimi i Dinamos: ishte për titull, por “piu  Kupën” !

Ju kujtohet shprehja e njohur “ hidhni kupa dhe puthni çupa”? Sigurisht, nuk ka nevojë për kujtesë. Por, për Dinamon e trajnerit Daja është ndryshe : “ Hidhni kampionatin dhe puthni ..Kupën!”. Cili është kuptimi? Dinamo, një ishull i lumtur financiar mes klubeve,  startoi  me pretendime  për titullin kampion dhe në fund ..puthet  me trofeun e Kupës. Një ekip i përbërë nga futbollistë me kualitet, i cili mund të ngjitej në majë të Superligës, ka treguar luhatje të dyanshme gjatë sezonit: të futbollistëve , por edhe   të trajnerit Daja.

..Kur Dinamo ngriti në qiell Kupën, dëgjohej shpesh komenti shumëpërdorimsh se “Daja është trajneri më fitues”. Sikur të kishte fituar edhe zemrat e futbollistëve të tij gjatë gjithë sezonit, ekipi nuk do të kishte një rol dytësor ne finalen e sezonit apo s’do të ishte një lloj xholi në Final-Four.

Sidoqoftë, Dinamo e ngriti Kupën dhe trajneri Daja i provoi të gjitha këtë finale. Mori kartonin e kuq pas nje “ finteje dribluese” per te konsumuar kohën , më pas doli për te festuar trofeun , shinjestroi arbitrin Jorgji që  tamam si një “fantazëm” e përndjek  nga koha e Skëndërbeut, Partizanit dhe ..tani me Dinamon që ia skuqi festën. Dhe në fund , bëri edhe qokën e pajtimit me presidentin Bardhi, duke theksuar investimet, por edhe faktin se kishin qënë jo fort te dashur keto kohë…

Sfidanti.al