Nga Lazio, në fund të këtij sezoni, largohet Hysaj, por në kryeqytet mund të zbarkoj një tjetër legjionar kuqezi, Cristian Shpendi. Nga Italia mediat bëjnë me dije se presidenti Lotito dhe pjesa tjetër e stafit drejtuesit po mendojnë të vënë në jetë një revolucion të fortë, mbi të gjitha në fazën sulmuese. Përveç Daniele Maldinit, për të cilin mund të aktivizojnë të drejtën për të blerë kartonin, Lazio po monitoron nga pranë edhe situatën e Cristian Shpendit, një sulmues që premton shumë pasi shifrat e tij në Serie B të imponojnë respekt. Edhe këtë sezon, pavarësisht se nuk ishte në kushte perfekte fizike, Shpendi e mbylli me 10 gola dhe 4 assiste në 33 ndeshje.
sfidanti.al

