NBA/ Ndërron jetë 29-vjeçari Brandon Clarke

Tragjedi në NBA. Lojtari i Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë klubi.

“Jemi thellësisht të tronditur nga vdekja tragjike e Brandon Clarke. Brandon ka qenë një shok skuadre i jashtëzakonshëm dhe nëj njeri i shkëlqyer. Impakti i tij mbi organizimin dhe gjithë komunitetin e Memphis nuk do të harrohet kurrë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij në këtë moment të vështirë”, – shkruhet në njoftimin e skuadrës amerikane.

Ende të panjohura shkaqet e vdekjes, por dyshohet për overdose, pasi është gjetur drogë në shtëpinë e tij. Kanadezi ishte zgjedhja e 21-të në draftin e NBA-së 2019 dhe ishte nominuar ‘rookie’ në sezonin e debutimit.

Në 2022-shin firmosi një kontratë 4-vjeçare për 50 milionë dollarë me Grizzlies, ndërsa gjatë sezoneve të fundit ka pasur dëmtime të shpeshta. Ka luajtur vetëm 6 ndeshje në 2023-24, 64 në 2024-25 dhe vetëm 2 në sezonin aktual. Më 1 prill ishte arrestuar në Arkansas për posedim të substancave të ndaluara dhe u la i lirë një ditë më pas.

sfidanti.al