Mungesa e rregullores për rastin “Bylis” detyroi Komitetin Ekzekutiv pranë FSHF-së të merrte një vendim që me shumë mundësi do të bëhet precedent edhe në të ardhmen. Kukësi do të zbresë sërish në fushë për të tentuar qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe përballë do të ketë Butrintin që për herë të tretë do të tentojë ngjitjen me një kategori më lartë.
Sarandiotët ndoshta janë të bekuar nga Zoti dhe këtë nuk e dimë ende por me siguri që bëhet fjalë për një rast unikal sepse pasi humbën përballjen direkte me Orikun e më pas edhe sfidën direkte të play off që ishte mungesia e dytë, “e treta e vërteta” mund të rezultojë edhe ndeshja e duhur për të dalë fitimtarë.
Disi e çuditshme, por aspak anormale në një futboll pa rregulla ku ndoshta rruga më e ndershme do të ishte qëndrimi i Kukësit në të parën pa nevojën e një ndeshjeje shtesë.
Pirro Bardhyli

