Teuta siguron mbijetesën në frymën e fundit

Pas finales së “play-out”-it të zhvilluar mes Teutës dhe Pogradecit, është plotësuar edhe tabloja përfundimtare e skuadrave që do të garojnë në edicionin e ardhshëm të Abissnet Superiore.

Sfida e fundit u vendos në minutën e 90+3’, kur Klejdi Daci realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë Teutës një fitore dramatike dhe duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Me përfundimin e këtij dueli, janë tashmë zyrtare 10 skuadrat që do të garojnë në sezonin e ri të Superiores. Në listë bëjnë pjesë: Vllaznia, Elbasani, Egnatia, Dinamo City, Partizani, Tirana, Vora, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu.

sfidanti.al