Celtic Glasgow është shpallur kampion i Skocisë pas një fundi dramatik në javën përmbyllëse të kampionatit. Skuadra triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Hearts dhe siguroi një tjetër trofe historik, në një sfidë që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit.
Momenti më i çmendur i ndeshjes erdhi pas golit të tretë të Celtic, të realizuar në çastet përmbyllëse. Tifozët vendas nuk pritën as vërshëllimën finale të arbitrit dhe pushtuan menjëherë fushën për të festuar titullin e fituar.
Kerjota e ndoqi takimin nga stoli, ndërsa Harts provoi të rezistonte deri në fund. Megjithatë, Celtic reagoi fort, fillimisht duke barazuar në pjesën e parë e më pas duke realizuar përmbysjen në minutat finale, për t’u mohuar rivalëve një titull që do të hynte në histori.

