Tifozët e Celsit: “Ne donim Kilian Mbapen, ata na sollën Kilian Azarin!”

Klubi kampion i Anglisë njoftoi,, për një transferim të ri, por jo për për një të tillë që do të donin tifozët, ndërsa në “Stemford Brixh” po vjen vëllai më i vogël i Eden Azarit, Kilian Azar. Trajneri Antonio Konte, në fakt, nuk është i kënaqur me “pazarin” e klubit “të bluve” dhe, gjithnjë, ka këmbëngulur për sjelljen  futbollistëve të tjerë në “Stemford Brixh” para përfundit të sezonit aktual të transferimeve. U tha se te Celsi do të vinin Deni Drinkuoteri nga Lester Siti, Aleks Okslejd Cemberlejni nga Arsenali dhe një sulmues tjetër.

Dhe, ndërkohë që të gjithë prisnin ardhjen e ndonjë emri “tingëllues”, klubi londinez njoftoi, dje mbasdite, për transferimin tek ai të vëllarit të vogël të Eden Azarit, Kilian Azarit 22-vjeçar që, deri tani, ka luajur me Ujpeshtin dhe te Celsi do të luajë në ekipin rezervë. Duket se ai është sjellë që të realizohet ndonjë nga dëshirat e vëllait të madh, Edenit, por sidoqoftë, tifozëve nuk u ka pëlyer kjo lëvizje dhe pakënaqësinë e tyre ata e kanë shprehur në rrjetet sociale: “Ne donim Kilian Mbapen, kurse këta na sjellin Kilian Azarin”, shkruante me qesendi një nga tifozët e zhgënjyer të Celsit.

Kiliani nuk është i vetmi vëlla i Eden Azarit që “graviton” rreth lavdisë së vëllai të madh, pasi, paraprakisht, edhe vëllai tjetër i tij, Torgani, ka qenë pjesë e Celsit, por, duke qenë se nuk kishte kualitetet e duhura, ai iu shit Borusias së Dortmundit.

Sfidanti.al