Sikur Superliga të luhej gjithnjë më 1 prill, do të ishte diçka natyrale. Cili nga sportet, më shumë se futbolli, lart e poshtë nëpër kategori, apo poshtë e lart, qaset ta nderojë siç i takon “ditën e gënjeshtrave”. Dhe kur ishim fëmijë, gënjeshtrat ishin të bardha , më të shumtët të thonin: ”të ka rënë shamia!”. Kurse në kohë krizash , gënjeshtrat rrokullisen si topi në fushë, aq sa thuhet : “ Sa mirë pa njerëz në stadiume, sepse ajo që ndodh ….besohet si e vertetë !”
Mund te thuhet me zemër në dorë se me kalimin e kohës, 1 prillit edhe i ka rënë disi vlera, sepse të gjitha ditët duken sikur janë të tilla ! Sa mirë ishim, kur ishim keq..kur na gënjente vetëm politika, sepse futbolli s’ditka të ndalet. Të “pastruar” nga tifozët, pra me stadiume të boshatisur, loja është kurdisur si “driblim i nastradinëve”. Ndaj, një ditë më parë, kur Superliga dhe 1 prilli u takuan së bashku..sikur kanë gjetur njeri tjetrin binjaket.
Sfidanti.al