Kampionati I kategorise superiore nuk i ka pare ende protagonist arbitrat, kete skuader qe cdo vit kthehet ne nje vegel deshirash per te goditur apo per te ngritur nje skuader.
Faza e pare pothuajse nuk i ka ne qender te vemendjes per gabimet e tyre, por ata nuk rrijne dot larg vemendjes. Sektori i arbitrave ne federaten e futbollit cdo vit ben testimet ndaj arbitrave, testime qe konsistojne ne njohurite e rregullores dhe normat fizike. Nuk kishte ndodhur asnjehere dhe besoj nuk duhet te kete ndodhur ne te gjithe globin qe asnje arbiter te mos arrije te kape normat fizike. Per fatin e mire keto norma nuk jane zyrtare sepse ndryshe do ishte ndalur kampionati, por jane norma te cilat tregojne se ne kulmin e kampionatit gjendja fizike e arbitrave eshte e pamundur per te arbitruar. Gojet e liga thone se kjo eshte nje forme proteste ose revolte qe po bejne arbitrat karshi Federates e ngjashme me revolten e lojtareve te Skenderbeut per rrogat e pamarra.
Ne fakt Arbitrat rrogat i kane marre, por jo te plota. Ka qene vete Federata qe i lajmeroi se ne rrogen e ketij muaji nje perqindje te mire do t’i coje per bamiresi tek dyqani I fanellave te kombetares.
Sipas Informacioneve, Federata nuk ka arritur normen e saj per numrin e fanellave te shitura dhe per kete u ka kerkuar nje ndihmese te detyruar sektorit te arbitrave. Çdo arbiter kryesor ka blere me detyrim 5 fanella te kombetares, arbitrat anesor kane marre nga 4 fanella, delegatet nga 3 fanella, ndersa vezhguesit nga 2 fanella.
Por me te devotshmit kane dale punonjesit e federates te cilet do te marrin secili nga 7 fanella.
Nen ze arbitrat kane mbetur shume te zhgenjyer sepse mire qe i kane blere me detyrim fanellat por urdheri ka qene qe t’i marrin te gjitha te kuqe. Te pakten te kishte larmishmeri ngjyrash…
Gen Bani