Nadali e Gjokoviçi, do të luajnë apo jo në Arabinë Saudite?!

Përpara Botërorit, Argjentina dhe Leo Mesi nuk pranuan të luanin ndaj Izraelit në Jeruzalem. Ishte presioni i madh i botës arabe që i detyroi të hiqnin dorë, ndërsa tani pritet një presion gjithashtu i madh që dy yjet e tenisit, Gjokoviç e Nadal, të mos luajnë në Arabinë Saudite. Grupet e të drejtave të njeriut në Europë, Amerikën e Veriut dhe gjithë botën, kërkojnë që të ketë bojkot edhe sportive ndaj mbretërisë saudite pas dyshimeve se ajo ka vrarë gazetarin Xhamal Hashogi (Jamal Khashoggi).

Nadal e Gjokoviç ende nuk e kanë ndarë mendjen se çfarë do të bëjnë, ndërsa njoftohet se nëse e luajnë ndeshjen në Xhedah, përpara Krishtlindjev, do të fitonin të paktën nga 1 milionë dollarë secili. Gjithsesi, pak ditë më parë, në Xhedah luajtën miqësoren dy gjigandët e Amerikës së Jugut, Brazili dhe Argjentina.

Sfidanti.al