Maqedonia “puthi turpin” në Erevan , Armenia nuk ngopej me gola !

Armenia nuk e mundi, por e shpartalloi (4-0) Maqedoninë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve në Erevan, duke e rimarrë veten mbas humbjes së turpshme 0-1 nga Gjibraltari i vogël në kryeqytetin armen. Është normale që armenët të jenë mjaft të gëzuar nga rezultati i thellë që ata arritën në Erevan:
“Ne treguam se Armenia di të luajë futboll dhe ne e mbrojtëm nderin tonë. Humbjen me Gjibraltarin ne e lamë mbrapa dhe tani ne i gëzohem fitores së thellë kundër Maqedonisë. Ndoshta, ne nuk do të arrijmë që të zëmë vendin e parë, por ne treguam se zotërojmë kualitet. Sigurisht që ne do të përpiqemi deri në fund, prandaj edhe futbolli është i bukur, sepse në të gjithçka është e mundur”, tha Gevorg Gazarian, shënuesi i golit të tretë për Armeninë.
Në Grupin e 4-t të Ligës së Kombeve kryeson Maqedonia me nëntë pikë mbas katër ndeshjesh, ndërsa Armenia dhe Gibraltari kanë nga gjashtë pikë, kurse Lihtenshtajni – 0 pikë.
Sfidanti.al