Kur luhet me  zaret e” fatit”, A. Mema s’pati fat, kurse Egboja..bingo!

Kur bie fjala për ish-trajnerin e Tiranës, Ardi Mema, të gjithë futbollistët bardheblu që kanë dhënë intervista  kanë thënë se  “ishte trajner i zoti, që punonte shumë, por nuk i eci”. Një shpjegim tejet shqiptar për nga mjegulla që krijon , nga ato që të lënë të kuptosh se edhe futbollin kemi qejf ta trazojmë me  lojërat e fatit. Pyetja që nuk bëhet është: nuk i eci Memës, po futbollistët a kishin meritë për fatin e tij?  Kjo pyetje nuk merr përgjigje, ngaqë në lojën tonë ,  në ruletin  ku luhet me zaret e fatit , futbollistët janë të pacënueshëm, madje nëse do të huazonim një shprehje ..janë ata që i japin dorën  e fundit  pikturës me njeriun e stolit. Po cili është ndryshimi midis Egbosë, trajnerit të “mrekullisë bardheblu” , dhe Ardi Memës, për të cilin thuhet se sado që punonte, kishte fatin kundër? (ishalla s’i ka patur edhe futbollistët)

Dëgjoni një shpjegim që nuk shpjegon shumë: “Egboja ka sjellë asgjë më shumë se thjeshtësi, punë, ka kërkuar futboll të thjeshtë. U ka kërkuar djemve të jenë të qetë. Thjeshtësia na solli këtu ku jemi. Ka qenë edhe mbështetja e madhe e presidentit, që duke parë situatën, ka qëndruar më afër. Kjo është gjithçka që ka bërë Egboja”. Janë fjalët e veteranit, Ilion Lika, fjalët e të cilit mund të kishin një peshë tjetër nëse s’do të dëgjonim frazën e detyrueshme, madje virale  per ato që lakmojnë titullin, se presidenti ka bërë magjinë e tij  kur paska dhënë mbështetje të madhe, madje duke u afruar edhe më shumë me ekipin.  Po Tirana, ishte e tij dhe në kohën e Ardi Memës, pse presidenti po “luan” edhe vetë në keto momente…

Sfidanti.al