NBA All Star Game; zbulohen fanelat e skuadrave

Gazetari Darren Rovell zbulon fanelat përfundimtare të skuadrave që do të luajnë NBA All Star Game ditën e diel, fanela që do të jenë në nder të viktimave që humbën jetën në aksidentin e 26 janarit mes të cilëve ishin edhe legjenda e basketbollit Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna.

Të gjithë lojtarët e skuadrës së Lebron James do të mbajnë fanelën me nr.2 të Giannas , kurse ata të Giannis Antetokounmpos do të mbajnë fanelat me nr.24 të Kobe Bryant. Të tjera detaje të fanelave që do të mbajnë basketbollistët gjatë ndeshjes  dhe që nuk do të dalin

Fanelat përfundimtare të NBA All Star Game do të kenë nga një pjesë të zezë dhe 9 yje në nder te të gjitha viktimave të aksidentit si dhe një shirit të zi në nder t ëish komisionerit të NBA, David Stern

Sfidanti.al