Pele përgënjeshtron të birin: Jam mirë

Pele përgënjeshtron deklaratat e djalit të tij Edinho I cili në një intervistë për ‘Globoesporte’ tha se legjenda e futbollit botëror vuan nga një lloj depresioni. ‘Është shumë I brishtë kur lëviz. Bëri një operacion te kockat e legenit por nuk kreu rehabilitimin ideal dhe ka këtë probleme me lëvizjen që po I shkakton një lloj depresioni-u shpreh Edinho në intervistën e tij

Por ‘O’Rey’ iu përgjigj menjëherë të birit duke siguruar të gjithë për gjendjen e tij

‘Jam mirë-tha Pele-vazhdoj të pranoj limitet e mia fizike në mënyrën më të mirë të mundshme, por vazhdoj të tentoj që topi të vijojë rrokullisjen. Nuk po I evitoj impenjimet që kam në axhendën time që është e ngjeshur. Kam ditë të mira, por edhe të këqija, dicka që është normale për personat e moshës sime. Nuk kam frikë në atë që bëj’

Sfidanti.al