Dy vjet përjashtim nga Championsi, Siti humb 200 milionë euro!

Një “pushkatim” i vërtetë, edhe pse jo me humbje jete. Kështu mund të konsiderohet vendimi i UEFA-s për të përjashtuar Mançester Sitin për 2 vjet nga Championsi, pasi e gjeti fajtor për shkelje serioze të rregullave. Mediat britanike shkruajnë se klubi anglez do të humbasë 200 milionë euro (170 milionë paundë stërlina), përveçse dënimi është shoqëruar edhe me gati 30 milionë euro gjobë. Siti ka të drejtë apelimi, e ndoshta mund t’i pakësojë dëmet, por jo të shpëtojë plotësisht.

Disa analistë në mediat angleze shkruajnë se UEFA është kthyer në një mbrojtës të klubeve të mëdhenj tradicionalë si Reali, Barcelona, Bajerni, Juventusi apo edhe Mançester Junajtidi, duke qenë xheloze për investimet e ardhura nga Lindja e Mesme. Padyshim, klubet me emër të madh në Europë janë “duke fërkuar duart”, ndërsa Pep Guardiola me gjasë do të largohet nga drejtimi i skuadrës, ashtu siç mund të ikin edhe disa nga yjet, dhe për më keq, nuk pritet të afrohen të tjerë.

Sfidanti.al