Dy humbje radhazi, një në kupë e një në kampionat, nuk janë gjë e vogël, por sërish kjo skuadër mbetet e veçantë. Borusia e Dortmundit pati nevojë vetëm për një fitore që të afrohej me vendin e parë në Bundesligë, dhe me yjet e rinj si Erling Haland e Xhejdën Sanço është padyshim, edhe adoleshente, por edhe spektakolare. Suksesi 4-0 ndaj një rivali të fortë si Frankfurti, tregoi potencialin e një skuadre që ka nevojë të jetë me më shumë vazhdimësi, për të pretenduar tituj të mëdhenj.
Polaku Lukas Pishçek, Xhejdën Sanço, Eling Haland dhe Rafael Gerrero ishin autorët e golave, tre prej të cilëve pas pushimit, ndërsa sulmuesi norvegjez vazhdon paraqitjet e tij të shkëlqyera. Ai ka 8 gola në 5 ndeshje, në vetëm 305 minuta në fushë, me mesataren një gol në 38 minuta. Nuk ka pasur nevojë për asnjë penallti deri tani. Halandi luajti 79 minuta këtë herë, i zëvendësuar nga Mario Gëce. Për Dortmundin, këtë sezon në Bundesligë, Sanço ka 13 gola dhe kapiteni Marko Rojs 11. Skuadra e trajnerit Favre ka 42 pikë ndaj 43 të Bajernit, por që ka një ndeshje më pak, ndërsa ka shënuar më shumë gola se gjithë të tjerët, 63 ndaj 58 të Bajernit e 53 të Lajpcigut.
Sfidanti.al